Thaçi takohet sot me Federica Mogherinin dhe Martin Schulz
Bruksel, 21 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Bruksel, ku sot do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
I pari i vendit do të pritet edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.