Thaçi takohet me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry
Uashington, 31 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është takuar në Uashington me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry.
\"Bashkëbisedim miqësor me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry sot në ëashington DC! Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike! Sekretari Kerry tha që do ta vizitojë Kosovën sërish\", ka shkruar Thaçi në rrjetin e vet social \"Facebook\".