Thaçi takohet me miqtë e e Kosovës në Austri
Prishtinë, 13 prill - Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitave zyrtare në Kroaci dhe Slloveni, së bashku me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar miqtë e e Kosovës në Austri, Wolfgang Petritsch, Albert Rohan, Paul Lendvai, Othmar Karas, Erhard Busek dhe Winkler.
\"I falënderova për mbështetjen e çmuar që Austria i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot\", ka shkruar ai në facebook.