Thaçi: Shqipëria e madhe, ide e krijuar në Serbi
Zagreb, 9 prill - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është keqinterpretuar.
Ai ka thënë se dëshira e shqiptarëve është integrimi në Bashkim Evropian.
Ideja e Shqipërisë së madhe është e krijuar në Serbi dhe ska asnjë lidhje me shqiptarët, ka thënë të enjten për Al Jazeera, ministri Jashtëm Thaçi, gjatë vizitës në Slloveni.
Kjo deklaratë e Thaçit vjen pas deklaratave të Edi Ramës për bashkimin kombëtar si dhe reagimeve serbe dhe atyre të BE-së.