Thaçi: Po luajmë rol pozitiv në progresin e Ballkanit
Oslo,15 qershor - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur sot në Oslo një diskutim në tryezën e rrumbullakët në Institutin Norvegjez për Politika të Jashtme (NUPI).
Ai me ekspertë norvegjezë ka diskutuar për çështjet kryesore në Kosovë, Ballkan dhe më gjerë.
Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije se ka potencuar rolin pozitiv të Kosovës në arritjen e progresit në Ballkan.