Thaçi nis takimet në selinë e Kishës Katolike në Vatikan
Prishtinë, 29 prill - Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot po qëndron në Vatikan, ku do të takoj kardinalë dhe kryepeshkopë të selisë së Kishës Katolike.
Zëvendëskryeministri Thaçi, sot do të takoj Presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe peshkopin emeritus të dioqezës Terni Narni Amelia në Itali, Vincenzo Paglia.
Më tej zëvendëskryeministri Thaçi do të takoj edhe Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet në Vatikan, Paul Gallagher dhe pas tij edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si President i Komisionit Papnor të Vatikanit, që njëherësh është edhe kryetar i Governorates sëVatikanit, Giuseppe Bertello.
Vatikani është rezidenca e Papës, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore në këtë qytetshtet.