13 Janar 2025

Thaçi: Kroacia avokate e Kosovës në Bruksel

Zagreb, 8 prill - Pas takimit me presidenten kroate Grabar-Kitaroviq, zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar edhe kryeparlamentarin kroat Josip Leko, me të cilin bashkëbisedoj për thellimin e bashkëpunimit në sferën parlamentare.

Kryeparlamentari Leko tha se Kroacia ka qenë dhe mbetet promotorë e fuqishme e liberalizimit të vizave dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Deputetet tanë në Parlamentin Evropian e kanë mbajtur gjithmonë lartë në agjendën tonë çështjen e Kosovës. Do të vazhdojmë të jemi avokat të Kosovës në Bruksel”, ka thënë kryeparlamentari i shtetit kroat, Josip Leko.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të fuqizojë subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Ne së shpejti presim ta nënshkruajmë MSA-në me BE-në, e cila do të jetë ndihmesë e madhe në përmbylljen e kapitullit të konsolidimit të jashtëm të Kosovës, sepse do të shërbente edhe si një sinjal i mirë për të gjitha ato shtete që ende nuk na kanë njohur. Kroacia për ne ishte partnere shumë e rëndësishme në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe e çmojmë shumë përkrahjen e deritashme, por llogarisim ende në përkrahjen tuaj parlamentare, sidomos në lobim tek shtetet që nuk na njohin dhe në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.

Që nga korriku i vitit 2013, Kroacia është bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe roli i saj për Kosovën ishte i dyfishtë. Përveç që ishte partnere e hershme strategjike e Kosovës, Kroacia tashmë është bërë edhe një vend brenda BE’së me politikë përkrahëse për integrimin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)