Thaçi kërkon mbështetje për MSA, anëtarësim në KE dhe UNESCO
Luksemburg, 4 maj - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, njëherësh ministër për Imigrim dhe Azil, të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Zëvendëskryeministri Thaçi vlerësoi përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të zëvendëskryeministrit Asselborn për konsolidimin e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm, me integrimin e pjesës veriore të vendit, si dhe në atë të jashtëm përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel.\"
\"Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal dhe se Qeveria e Kosovës është treguar e suksesshme në ndërprerjen e valës së imigrantëve ilegalë dhe rrugëve të trafikimit të njerëzve, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi, homologut të tij në Luksemburg, Jean Asselborn, i ka kërkuar përkrahje për MSA-në, për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.