Thaçi: Fokusi ynë, promovimi i Kosovës
Nju Jork, 28 shtator- Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i Kosovës si kurrë më parë është fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare.
Edhe pak javë apo muaj na ndajnë nga votimi për Kosovën në UNESCO por edhe nga proceset tjera si nënshkrimi i MSA-s me Bashkimin Evropian si dhe notimi pozitiv për liberalizim të vizave, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.