Thaçi fillon sot vizitën zyrtare në Luksemburg
Luksemburg, 4 maj - Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherit edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, sot fillon vizitën zyrtare njëditore në Luksemburg.
Zëvendëskryeministri Thaçi në Luksemburg do të takohet me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn dhe me ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar, Romain Schneider.
Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka gatishmëri që ta mbështes Qeverinë e Kosovës në disa projekte kapitale për rregullimin e sistemeve të furnizimit me ujë.