07 Janar 2025

Thaçi e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Bruksel, 3 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takojë sot në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi mbahet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe do të ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

\"Do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë t\'i arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt.

Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013.

Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)