11 Janar 2025

Thaçi e Daçiq arrijnë marrëveshje për doganat

Bruksel, 18 janar - Takimi i katërt mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i zhvilluar nën lehtësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëvshje të përkohshme për taksat.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga baronesha Ashton, thuhet se palët janë pajtuar për mbledhjen e taksave, duek u bazuar në marrvëeshjen e dhejtoirt për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, apo IBM-së.

“Duke u nisur nga marrëveshja e arritur për IBM-në në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor dhe zbatimin e tij në katër pikëkalimet, dy kryeministrat sot arritën mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave doganore, taksave tjera dhe TVSH-së”, u shpreh Ashton.

Ajo ka paralajmëruar një dialog intensiv për në muajin shkurt.

“U pajtuam për t’u takuar për një dialog intensiv në muajin shkurt gjatë të cilit shpresojmë për përparim të rëndësishëm mbi çështjet që i kemi identifikuar sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)