Thaçi dhe Nikolic do të takohen në New York
Bruksel, 13 shtator - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton ka paralajmëruar bisedime me udhëheqësit e Prishtinës dhe të Beogradit në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë.
Zëdhënësja Maja Kocijancic tha se Shefja e saj do ta takojë Kryeministrin Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic.
Ashton ka thënë se do ti takojë Thaçin dhe Nikolicin, por nuk dihet nëse takimi do të jetë i përbashkët.
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do të bisedojë me Presidentin e Serbisë dhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë, në New York, ka thënë Kocijancic.
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, fillojnë më 18 shtator.