Thaçi: Bota nuk gjunjëzohet para terrorizmit
Paris, 11 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se marshimi i së dielës në Paris është dëshmi për ta mbrojtur fjalën e lirë.
Me anën e marshimit që jam duke bërë bashkë me dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra qytetarë të Parisit, po dëshmojmë solidaritetin tonë me popullin francez si dhe vendosmërinë për ta mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit. Të mbledhur të gjithë në vendlindjen e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit të 1789-s, ne po tregojmë se bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet ku mbështetet dhe nuk gjunjëzohet para terrorizmit, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.