Thaçi bisedon me Merkelin për investimet gjermane në Kosovë
Berlin, 28 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor ka biseduar me Kancelaren Merkel për nevojat e Kosovës në investime.
"Në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor kam biseduar me Kancelaren Merkel për nevojat e Kosovës në investime, krijim të vendeve të reja të punës. Populli është lodhur nga politika dhe ne kemi detyrim të fokusohemi kah konsensusi për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, reforma dhe integrime Euro-Atlantike. Kancelarja Merkel do të jetë përkrah Kosovës dhe Ballkanit", ka shkruar ai në facebook