11 Janar 2025

Tërmeti prej 7.8 ballë godet Indonezinë

Jakarta, 3 mars - Autoritetet indoneziane dhe australiane anuluan alarmin për cunami pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi ishullin indonezian të Sumatrës të mërkurën.

Epiqendra e tërmetit ishte në pellgun Cocos, të paktën njëmijë kilometra në jugperëndim të qytetit të Padang në bregun perëndimor të Sumatrës.

Deri tani nuk ka pasur njoftime për dëme apo lëndime. Indonezia është një nga vendet më të prekur nga tërmetet në botë.

Mbi 150 mijë njerëz u vranë në Indonezi pas tërmetit me magnitudë 9 ballë që shkaktoi cunami dhe goditi gadishullin Sumatra në vitin 2004. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)