Termeti prej 7.4 ballë godet Japoninë, alarm për cunami
Tokio, 22 nëntor - Agjencia Meteorologjike e Japonisë njofton se në mëngjesin e së martës sipas kohës vendore, në ujërat detare pranë prefekturës së Fukushimës në Japoni, ra një tërmet me magnitudë 7.4 ballë.
Tërmeti ka shkaktuar dy të plagosur. Autoritetet kanë lëshuar alarm për cunami.
Tërmeti është ndier veçanërisht në rajonin Kanto dhe në zonën verilindore të Japonisë.
Njoftohet se qarkullimi i trenave në zonën e goditur u pezullua përkohësisht, por tani ka rinisur. Nuk ka pasur situatë të jashtëzakonshme në centralin bërthamor nr. 1 të Fukushimës dhe në objekte të tjera të energjisë bërthamore.