Tërmeti prej 6.2 shkallësh godet Meksikën
Meksiko City, 8 shtator - Një tërmet prej 6.2 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën veriore të Meksikës.
Nuk ka ende raporte për të plagosur ose dëme të mëdha materiale.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka ndodhur në Gjirin e Kalifornisë, rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit El Dorado.