Tërmeti me magnitudë 7.6 ballë godet Perunë
Lima, 25 nëntor - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka rënë në një zonë pak të banuar mes Perusë dhe Brazilit.
Epiqendra e tërmetit ishte 296 kilometra në veriperëndim të qytetit peruan të Puerto Maldonado. Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehtë.
Nuk ka të dhënë për persona të lënduar dhe për dëme materiale.