Termeti me magnitudë 7.2 ballë godet Filipinet
Manilla, 29 prill - Qendra e Tsunameve e Paqësorit paralajmëroi dallgë të rrezikshme pas një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë i shkallës Richter që tronditi Filipinet.
Sipas njoftimit, lëkundja mund të shkaktojnë dallgë të rrezikshme tsunami në brigjet e Indonezisë dhe të Filipineve.
Tërmeti i fuqishëm ra në Mindanao të Filipineve të premten në orën 20:23:18 sipas kohës europiane.
Qendra, tha se bazuar në parametrat paraprake të tërmetit, dallgët e tsunamit mund të shkaktohen brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra e tërmetit.