Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë goditi Japoninë
Tokio, 14 janar - Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi sot ishullin verior të Japonisë, Hokkaido. Lajmi është dhënë nga Agjencia Meterologjike e Japonisë.
Sipas mediave japoneze, mund të ketë ndryshime në nivelin e detit, por nuk pritet që vendi të goditet nga ndonjë cunami.
Gjithashtu, ende nuk ka asnjë të dhënë për dëmet që mund të jenë shkaktuar.
Tërmetu nuk ka shkaktuar ndonjë parregullsi në centralin bërthamor të Hokkaidos dhe atë të Tohokusë, të cilët janë mbyllur përkohësisht për të bërë kontrollet e sigurisë.