Tërmeti me fuqi 6.5 ballësh godet Indinë
New Delhi, 4 janar - Sipas Qendrës Sizmologjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në orën 7 të mëngjesit të së hënës në Indi u regjistrua një tërmet 6.5 ballë, i shkallës Rihter.
Ndërkohë në website-n e Drejtorisë së Kërkimeve Gjeologjike të ShBA-së thuhet se një tërmet me fuqi 6.8 ballë ra 33 km në veriperëndim të qytetit Imphal.
Tërmeti ka prekur edhe Tibetin e Kinës, veçanërisht në pjesën jugperëndimore lëkundjet kanë qenë të forta, por deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz dhe materiale.