Tërmet në Shkup
Shkup, 11 shtator - Në Shkup është regjistruar tërmet prej 3.9 shkallë. Dridhja e tokës është ndjerë në orën 06.57.
Sipas Qendrës Seizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 3.9 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.
Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe qytetet kufitare duke përfshirë edhe Kacanikun. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale.