10 Janar 2025

Tërmet në rajonin e Strugës dhe Ohërit

Strugë, 7 qershor - Një tërmet me intensitet prej 4.5 ballë të shkallës së Richterit, goditi sot rajonin e Strugës, Ohrit e Kërcovës, por duke u ndjerë edhe në rajone tjera.

Epiqendra e këtij tërmeti sipas raporteve nga Institutet sizmologjike, është në rajonin e Debërcës në Maqedoninë koordinatat gjeografike N-41.347 dhe E-20.917. Sipas raporteve të Institutit sizmologjik në Shkup dhe Institutit sizmologjik në Podgoricë, epiqendra është 17 km në jugperëndim të Kërcovës.

 Intensiteti i këtij tërmeti në epiqendër arrinë 4.5 ballë të shkallës së Richterit, që janë ekvivalente më shkallën e VII (7) të Merkalit, sipas MSC-së.

Thellësia e këtij tërmeti në hipoqendër është evidentuar në thellësi prej 8 km. Tërmeti ka shkaktuar shqetësime të popullatës së Strugës, e cila ka braktisur ambijentet brënda objekteve dhe kanë dalë në hapsirë të hapur, ndërsa dëme nuk janë evidentuar tani për tani.

Në bazë të modelit numerik të nduarduarshmërinë e intensitetit të këtij tërmeti në distancë në rajoniun e goditur, manjituda e tërmetit dhe thellësia e hipoqendrës së këtij tërmeti, ka mundësi që të ketë shkaktuar edhe dëme materiale në rajonin epiqendror, por tani për tani nuk njoftohet për gjëra të tilla. 

Nga Instituti sizmologjik në Shkup, janë duke përpunuar të gjitha të dhënat dhe pastaj do të lëshohet komunikata zyrtare.

Në hartën e paraqitur, në bazë të izoseisteve vërehet se ky tërmet ka pasë një shtrirje mfat të gjërë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)