11 Janar 2025

Tërmet i fuqishëm edhe në Ekuador, 41 të vdekur

Quito, 17 prill - Pas Japonisë ku mbetën dhjetëra të vdekur, një tjetër tërmet ka goditur edhe Ekuadorin.

Zëvendëspresidenti i Ekuadorit, Jorge Glas ka thënë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.8 ballësh ka goditur vendin duke lënë të vdekur të paktën 41 persona.

Siç raportojnë mediat e huaja, në gjashtë provinca të Ekuadorit është shpallur gjendja emergjente, ndërsa Garda Kombëtare është mobilizuar për t’i dalë në ndihmë të prekurve, transmeton KosovaPress.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit bregdetar Muisne. Nga lëkundjet e fuqishme është shkatërruar një urë në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil.

Tërmeti ka shkaktuar panik mes banorëve në zonat e goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i dalën në ndihmë atyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)