Të dielën takohen kryeministri, Berisha dhe Thaçi
Prishtinë, 25 qershor - Të dielën, në qytetin e Durrësit, do të mbahet një takim midis kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
Temë bosht e takimit do të jetë diskutimi i çështjeve me interes të ndërsjellë ndërshtetëror si dhe proceset e integrimeve euroatlantike të të dy vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në procesin e stabilizim asociimit, liberalizimit të vizave dhe menaxhimin e integruar të kufinjve.
Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat përkatës të punëve të brendshme dhe të integrimeve evropiane të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.