TAZ: Nuk ka trafik organesh, ndaj Thaçit s\'ka akuzë
Berlin, 29 korrik - Hetuesit amerikanë nuk kanë gjetur fakte që implikojnë UÇK-në në trafik organesh.
Dhjetë ish-pjesëtarë të UÇK-së do të hetohen për krime lufte, ka shkruar gazeta gjermane Tagezeitung, TAZ.
Gazeta citon edhe mediat lokale në Prishtinë të cilat kanë raportuar për mosgjetje të trafikim të organeve nga ana e prokurorit Williamson dhe vetëm disa individë të UÇK-së do të ngarkohen për krime lufte në periudhën 1998-1999.
Në shkrimin e kësaj të përditshmeje citohet më tej edhe Enver Hoxhaj, i cili pati thënë se akuzat e ngritura kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës, bëhen për të prishur imazhin e shtetit të ri pas shpalljes së Pavarësisë.
Sipas burimeve të TAZ, përpos 10 eksponentëve të dikurshëm të UÇK-së, kryeministri Hashim Thaçi nuk do të ngarkohet me akuzë.