Taxhikistani goditet nga një tërmet mbi 7 ballë
Dushanbe, 7 dhjetor - Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë pak të populluar të Taxhikistanit.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka pasur fuqinë prej 7.2 shkallësh të Richterit.
Epiqendra e tij ka qenë 345 kilometra në lindje të kryeqytetit taxhik, Dushanbe.
Raporte të menjëhershme për viktima nuk ka pasur.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, si dhe në Afganistan dhe Pakistan