11 Janar 2025

Tahiri në Bruksel diskuton për zbatimin e Marrëveshjeve

Bruksel, 7 shkurt - Zëvendëskryeministrja e Republikës se Kosovës, njëherësh Udhëheqësja e Dialogut Teknik Edita Tahiri, ka takuar Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së Frenando Gentilini, me te cilin bisedoi lidhur me gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim u diskutua në mënyrë të veçantë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunimin rajonal - IBM-in, Marrëveshjen e Doganave, Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, dhe çështjen e tarifave të sigurimeve të automjeteve, si dhe Marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave universitare.

Zëvendëskryeministrja Tahiri informoi Gentilini lidhur me angazhimet e Qeverise së Republikës së Kosovës në zbatimin e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, dhe kërkoi nga BE-ja si ndërmjetëse e dialogut të rris presionin ndaj palës serbe që marrëveshjet të zbatohen në plotësisht si dhe të mos lejohen zvarritjet e mëtejme nga ana e Beogradit.

Nga ana e tij z. Gentilini, përgëzoi palën e Kosovës për konstruktivitetin e treguar në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Ai tha se BE-ja, do të jetë shumë e angazhuar në lehtësimin dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjeve.

Duke folur për gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve veç e veç, zëvendëskryeministrja Tahiri fillimisht shtroi çështjen e zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, ku kërkoi angazhimin më të madh të BE-së për rrumbullakimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale me theks të veçantë në Organizatën për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Organizatën për Rajonale për Migrim (MARRI), Organizatën për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), etj.

Në këtë drejtim Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi nga BE, të vazhdojë të komunikojë me organizatat dhe iniciativat rajonale duke i njoftuar me përmbajtjen e marrëveshjes dhe duke mbështetur kërkesat e Kosovës për anëtarësim.

Në frymën e zbatimit te Marrëveshjes së IBM-it dhe Marrëveshjes së Doganave, zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi angazhimin e BE-së në sigurimin e lirisë e lëvizjes, për qytetarët dhe zyrtarët policorë e doganorë në drejtim të Pikave Kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, dhe shpërbërjen e strukturave ilegale serbe që hap rrugën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Sa i përket zgjidhjes së favorshme për tarifat e sigurimit të automjeteve, u kërkua mbështetja nga BE-ja për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane të Sigurimeve përmes një shteti të tretë, me të cilën do të ofroheshin zgjidhje në favor të qytetarëve dhe do të eliminohej problemi aktual i tarifave të papërballueshme të sigurimeve.

Po ashtu u kërkua ndërhyrja e BE-së lidhur me evitimin e problemeve në zbatimin e marrëveshjes për diploma duke vënë në pah se pagesa e lartë administrative të cilën e ka vendosur pala serbe është në kundërshtim me Marrëveshjen për njohjen reciproke te Diplomave sikur edhe problemet e qasjes selektive ndaj kësaj marrëveshjeje.

Në këtë takim zëvendëskryeministrja Tahiri është shoqëruar nga Fisnik Rexhepi,këshilltar i Ministrit Rexhepi, Elona Cecelia, këshilltare e Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Sami Ukelli – Drejtor Gjeneral i MPJ-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)