10 Janar 2025

Tahiri, mori pjesë në samitin e paqes në Seul

Seul, 20 shtator - Ministrja për Dialog e Republikës të Kosovës, njëherësh Kryetare e Lobit Rajonal të Grave (RWLSEE), Edita Tahiri, mori pjesë në samitin e paqes të HWPL/IWPG, të mbajtur në Seul të Koresë së Jugut, 17-19 shtator 2016.

Në këtë Samit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i FSK, Haki Demolli.

Në këtë Samit që kishte për qëllim paqen dhe ndaljen e luftërave në botë morën pjesë përfaqësues të shteteve, qeveritarë, politikan, akademikë, përfaqësues të religjioneve dhe shoqërisë civile nga e gjithë bota.

Ministrja Tahiri së bashku me koordinatoren e Lobit Rajonal të Grave, Diana Cekaj-Berisha zhvilluan një takim me udhëheqësin e HWPL Man Hee Lee dhe udhëheqësen e IWPG Nam Hee Kim me të cilët biseduan lidhur me angazhimet për të promovuar paqen globale në botë. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)