15 Janar 2025

Tahiri merr pjesë në konferencën e Institutit Aspen në Berlin

Berlin, 11 shtator - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës Edita Tahiri mori pjesë në Konferencën e Institutit Aspen në Berlin, e cila u mbajt prej datës 8 deri më 10 shtator 2014. 

Në këtë Konferencë ndërkombëtare e cila për temë kishte “Forcimin e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe identifikimin e hapave të ardhshëm” ofroi një forum të rëndësishëm për analiza dhe këmbim të pikëpamjeve, ku ekspertë, politikanë dhe përfaqësues të qeverive nga Evropa,  SHBA-ja dhe Rusia shfaqën mendimet dhe idetë e tyre për të avancuar më tej sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor si interes për vet shtetet dhe integrimet evropiane.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në diskutimin e saj ndër tjerash theksoi se forcimi i sundimit të ligjit i shërben shtetndërtimit demokratik dhe të qëndrueshëm të shteteve dhe fuqizon procesin e integrimit evropian për shtetet aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike.

Ajo nënvizoi se shteti i Kosovës ka vënë prioritet sundimin e ligjit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës janë maksimale për të çuar përpara reformat evropiane në këtë fushë, duke qenë të vetëdijshme se sundimi i ligjit është bazë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe për afrimin me BE-në.

Znj. Tahiri po ashtu potencoi se është me rëndësi të ketë zbatim të ligjit në proceset paqësore dhe respektim të marrëveshjeve paqësore të vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor  sepse në këtë mënyrë kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë dhe jemi më të pranuar nga ana e bashkimit Evropian.

Me këtë rast ajo përmendi Marrëveshjet e Brukselit dhe respektimin e tyre nga Serbia duke theksuar se marrëveshjet paqësore apo të normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore mund të kenë sukses vetëm kur palët zbatojnë atë për çka janë marrë veshë me ndërmjetësimin dhe garancitë e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha më tej se integrimi i Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit në Bashkimin Evropian janë në dobi të paqes dhe stabilitetit, prandaj Bashkimi Evropian si një projekt paqësor duhet të vazhdojë jo vetëm me politikat e dyerve të hapura por edhe me dyer të mëdha për shtetet aspirante në kuptimin që derisa në një anë mbajnë kritere të qarta dhe madje edhe i bëjnë më rigoroze, përkrahja dhe motivimi nga Bashkimi Evropian duhet të jetë edhe më i madh.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Zëvendëskryeministrja u shoqërua nga këshilltarja politike Elona Cecelia dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Skender Xhakaliu dhe Ministër Këshilltarja Artana Bardhi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)