12 Janar 2025

Tahiri: Ballkani eksporton terroristë

Tiranë, 19 maj - Sot në Tiranë është zhvilluar takimi rajonal i ministrave të brendshëm, ku u diskutua për rrezikun nga terrorizmi në rajon. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, mori fjalën i pari, ku theksoi se të gjitha vendet sot po kërcënohen nga terrorizmi.

Tahiri theksoi se Ballkani mbetet një nga qendrat nga ku eksportohen më shumë terroristë, të cilët luftojnë më së shumti në Lindjen e Mesme. Ai foli edhe për Shqipërinë, ku theksoi se vendi ynë është model, për sa i përket bashkëjetesës fetare.

“Shqipëria është një vend model për sa i përket bashkëjetesës fetare  dhe kjo është një shembull  e simbol shumë i mirë për të gjithë rajonin. Megjithatë Terrorizmi mbetet një nga shqetësimet më kryesore pasi Ballkani është një nga qendrat ku eksportohen më së shumti terroristët”, tha ministri Tahiri.

Sipas tij, Shqipëria ka luajtur rol kyç në operacione dhe hetime të përbashkëta për të sjellë rezultate të mira, që kanë ulur thuajse në zero numrin e shtetasve që mund të nisen drejt arenave të luftës.

“Probleme si varfëria, papunësia, padrejtësia qoftë kur vjen nga institucionet apo padrejtësia shoqërore, apo fenomene edhe më shqetësuese si korrupsioni dhe kriminaliteti janë probleme që në një mënyrë a në një tjetër ushqejnë tendencat për kriminalizim të dhunshëm. Detyrimi ynë është për ti bërë shoqëritë më të arsimuara. Rol kyç ka përfshirja e autoriteteve fetare dhe Shqipëria e ka simbol bashkëjetesën. Në edukimin dhe praktikimin e fesë duhet punuar fort, duke shmangur që praktikimi i fesë të kthehet në ekstremizëm të dhunshëm”, u shpreh Tahiri.

Më tej, ministri i Brendshëm i Shqipërisë tha se lufta kundër korrupsionit, informalitetit, kriminalitetit dhe paligjshmërisë, janë objektiva që rezultatet e tilla ndihmojnë për parandalimin dhe përjashtimin e praktikave të ekstremizmit të dhunshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)