08 Janar 2025

Tadiq fut hundet në Kosovë, Amserës i siguron ndihmë jetësore

Beograd, 14 shkurt - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka ndërhyrë në rastin e tragjedisë së Restelicës së Dragashit të Kosovës, duke premtuar ndihmë financiare për voglushen e mbijetuar Amsera Reka.

Presidenca serbe përmes një komunikate ka informuar se do të sigurojë ndihmë financiare mujore dhe përkujdesje të veçantë për voglushen 5 vjeçare, e cila mbijetoi nga tragjedia e Restelicës, pasi që një ortek bore mbuloi shtëpinë e tyre.

Ndihma e Tadiq siç thuhet është deri në moshën e saj 18 vjeçare. Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës kanë vazhduar përkujdesjen e veçantë për Amseran, duke premtuar dhe siguruar ndihmë dhe përkujdesje të veçantë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vizitën e Amserës në spitalin e Prishtinës, premtoi një ndihmë të parë prej 10 mijë eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)