06 Janar 2025

Tadiç kritikon planet e serbëve të Kosovës për referendum

Beograd, 30 dhjetor - Presidenti serb, Boris Tadiç ka kritikuar planet e serbëve të Kosovës për referendum, njofton agjencia e lajmeve AP.

Sipas njoftimeve të mëparshme, serbët e veriut të Kosovës duan të bëjnë një referendum, ku të vihet në votë pranueshmëria ose jo e qeverisë së Prishtinës dhe rregullave të vendosura prej saj.

Referendumi planifikohet, sipas njoftimeve të deritanishme më 14 dhe 15 Shkurt. Sipas presidentit serb, referendumi do të thellonte krizën dhe do \"provokonte reagime ndërkombëtare\".

Tadiç ka theksuar se \"e gjithë bota e di, se ata (serbët) nuk do të pranojnë rregulloret ligjore të Kosovës\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)