Tadiç: Barrikadat nuk kanë kuptim
Beograd, 5 dhjetor - Presidenti serb, Boris Tadic, ka thënë se edhe nëse Serbia nuk e fiton statusin e kandidatit për BE, nuk do të heq dorë nga e ardhmja e saj evropiane e as nga mbrojtja e interesave legjitime në Kosovë.
Ky nuk është dështim definitiv, veç një betejë e humbur, ka thënë Tadic, i cili i ka porositur serbët në veri të Kosovës se barrikadat nuk kanë kuptim.
Ndërsa sipas tij KFOR-in të mos shkaktojë incidente gjatë largimit të atyre barrikadave.