11 Janar 2025

Sydow: Statusi i Kosovës në KiE, nuk është në rend dite

Bruksel, 3 nëntor - Raportuesi i Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn von Sydoë, ka deklaruar se në raportin e tij nuk është në rend të ditës statusi i Kosovës. “Mendoj se është shumë më e rëndësishme të raportohet se si jetojnë qytetarët në Kosovë”, ka thënë ai.

Këshilli i Evropës është duke përmbyllur përgatitjet për hartimin e raportit për situatën në Kosovë. Në kuadër të kësaj raportuesi KE-së, ish ministri suedez i mbrojtjes, Bjorn von Sydoë, ka qëndruar javën që shkoi në Kosovë, ndërsa përshtypjet e tij do t’i paraqesë në mbledhjen e këshillit politik në Paris, më 14 nëntor, ndërsa menjëherë pas këtij takimi ai do të udhëtojë ne Beograd.

Pritet që raporti i tij, në bazë të të cilit do të votohet një rezolutë, Asamblesë Parlamentare të KE-së t’i prezantohet në seancën e parë të radhës në janar.

I pyetur nëse raporti i tij do të shfrytëzohet që në Këshillin e Evropës të iniciohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, ai ka thënë se çështja e statusit të Kosovës nuk është në rend të ditës.

“Mendoj se është shumë më e rëndësishme të raportohet se si jetojnë qytetarët në Kosovë. Raporti im do të merret me gjendjen e demokracisë, çështjen e të drejtave të njeriu dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve ”, ka thënë Sydoë për gazetën serbe “Novosti”.

Ai i ka thënë gazetës serbe se qëllimi i KiE-së është që të ndihmojë Kosovën që t’ia dalë në sfidat e saj dhe që të gjithë qytetarëve të saj t’iu sigurojë realizimin e të drejtave themelore.

“Është i domosdoshëm normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut nën patronazhin e BE-së”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)