Sutanovaç: Situata në veri mund të përkeqësohet
Beograd, 5 mars - Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovaç, ka thënë se në veri të Kosovës nuk ka ndryshime për sa i përket sigurisë, por situata është e komplikuar dhe mund të përkeqësohet, siç ndodhi kur autoritetet e Prishtinës u përpoqën për të për të marrë kontrollin në pikëkalimet kufitare në veri.
\"Nuk paralajmëroj probleme, nuk kam informacion se diçka do të ndodhë, por kemi parë se një vendim të gabuar të njësitit ROSU, respektivisht me gjasë i Hashim Thaçit, ka shkaktuar probleme të mëdha të sigurisë dhe viktima\", ka thënë Sutanovaç, për televizionin e Nishit \"Belami.
Ai ka thënë se pas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kandidaturës së Serbisë, gjendja është më e mirë.
\"Tani situata është më e mirë se ç`ishte, por kjo nuk ka asnjë garanci se nuk do të vijë deri te incidentet\", tha ministri serb.
Shutanovaç theksoi se aktualisht Serbia nuk ka provokuar ushtarakishte asnjë nga shtetet përreth dhe asnjë shtet nuk e sheh si armik.