Sulmohet stacioni i policisë në qytetin Cizre të Turqisë
Ankara, 26 qershor - Një autobombë e shpërthyer në një stacion policie në qytetin Cizre të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 8 policëve dhe plagosjen e 45 të tjerëve.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:00 të ditës së sotme. Nuk dihet ende se kush e ka kryer këtë sulm, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Cizreja ka qenë subjekt përplasjesh muajt e fundit mes autoriteteve turke dhe PKK-së.
Fundjavën e kaluar, ndërkaq, nga një sulm vetëvrasës në Gaziantep të Turqisë janë vrarë mbi 50 veta. Për këtë sulm, autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.