Sulm dhe shpërthime në qytete të ndryshme të Amerikës
Philadelphia, 18 shtator - Agresori i armatosur, 25 vjeçari Nicholas Glenn, në fillim hapi zjarr ndaj makinës së policisë duke lënë një polic të plagosur më pas qelli ndaj një bari ku mbeti e vrarë një grua.
Në këtë ngjarje u plagosën 5 persona dy prej të cilëve ishin policë.
Mendohet se agresori i armatosur ka hapur zjarr për shkak të mllefit kundër dhunës së policisë, që është bërë shkak për diskutime në këtë vend.
Ndërkaq të paktën 29 persona u plagosën pas një shpërthimi që përfshiu qytetin njujorkez të Chelsea.
Shpërthimi ndodhi në lagjen turistike të Manhatanit, në një kohë kur njerëz të shumtë kishin dalë përjashta pasi ishte ditë e shtunë.
Mendohet se eksplozivi ishte vendosur në koshin e plehrave.
Pas shpërthimit kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio shkoi në vendngjarje tha se shpërthimi ishte i qëllimshëm por qyteti nuk është nën një kërcënim terrorist.
Deri tani nuk ka të dhëna për lidhje me terrorizmin, deklaroi De Blasio në një konferencë shtypi.
Por, kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm dhe me një incident shumë serioz, theksoi ai.
Kurse në New Jersey, përpara maratonës që zhvillohej për qëllime bamirësie, shpërtheu një bombë e vendosur brenda koshit të plehrave.
Në shpërthimin që ndodhi në Seaside Park, në itinerarin e maratonës, nuk pati të vrarë ose të plagosur.
Pas shpërthimit u anulua edhe maratona 5 kilometra e gjatë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e shpërthimit të bombës në Maratonën e Bostonit në vitin 2013 u vranë 3 persona dhe u plagosën 260 të tjerë.