Stuhia në SHBA shkakton vdekjen e 14 personave
Misisipi, 25 dhjetor - Së paku 14 persona kanë humbur jetën nga një stuhi e dhunshme që ka goditur pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara në natën e Krishtlindjeve.
Misisipi është goditur më së keqi, me shtatë njerëz të vrarë.
Janë raportuar së paku 20 tornado që kanë shkulur pemë dhe kanë lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.
Dëmtime të mëdha kanë edhe Xhorxhia, Alabama dhe dy Karolinat.