12 Janar 2025

Strauss-Kahn lirohet nga akuza e shfrytëzimit të prostitucionit

Paris, 12 qershor - Një gjykatë franceze ka liruar ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, nga akuza e shfrytëzimit të prostitucionit.

Strauss-Kahn gjithmonë e ka mohuar se ka qenë në dijeni të faktit se disa prej femrave nëpër festat e tij kanë qenë prostituta.

Zakonet seksuale të ish-kreut të FMN-së kanë qenë në qendër të seancave gjyqësore që kanë zhvilluar në Lilë të Francës, në muajin shkurt.

Vendimi i së premtes është një hap i mëtejshëm drejt përfundimit të procesit 4-vjeçar ndaj Strauss-Kahn, i cili u akuzua edhe për tentativë përdhunimi, por kjo akuzë ra në vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)