11 Janar 2025

Stoltenberg: Europa të shtojë fondet për mbrojtje

Bruksel, 29 janar - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh të enjten se vendet aleate europiane kanë reduktuar në një shkallë të lartë buxhetin për mbrojtje, ndërsa përballen me sfida serioze të sigurisë. Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të t\'i shtojnë fondet për mbrojtjen.

Sipas raportit vjetor për vitin 2015 të publikuar të enjten, vendet aleate europiane të NATO-s dhe Kanadaja i ulën shpenzimet ushtarake me 0.3 për qind. Shpenzimet e ShBA-së përbënë 72% të vëllimit të përgjithshëm të NATO-s në vitin 2015

Sekretari Stoltenberg njoftoi se është frenuar prirja e pakësimit të buxhetit për mbrojtjen nga vendet europiane.

Ndër 28 anëtarët e NATO-s, 5 prej tyre kanë ndarë 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen. Megjithatë vendet e aleancës duhet ende të vazhdojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen me qëllim balancimin midis anëtarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)