Stefanoviq: Pozicioni i Kosovës ka mbetur i pandryshuar
Beograd, 16 shkurt - Shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se Kosova vazhdon të refuzoi propozimet dhe se pozicioni i saj ka mbetur i pandryshuar për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
Stefanoviq, i ka quajtur spekulime mediale informacionet sipas të cilave Prishtina është pajtuar që në këto takime të përfaqësohet me emërtimin Kosova pranë fusnotës ku do të cekej Rezoluta 1244 dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjëshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
Pozicioni i tyre është tradicional dhe maksimalist, ka deklaruar Stefanoviq, raportojnë mediat serbe.