10 Janar 2025

Stefanoviq: Nëse presidenti kryeson ekipin, “de facto” njohim Kosovën

Beograd, 9 qershor - Shefi i ekipit serb në bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se nuk ka asnjë sekret në marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sipas tij dialogu Kosovë- Serbi do të vazhdojë por ai duhet të ngritet në një shkallë më të lartë politike.

Duke folur se kush do të kryesojë ekipin serb në dialog, ai ka thënë se kjo i mbetet presidentit Nikoliq që të vendosë, raportojnë mediat e serbisë. Stefanoviq ka kritikuar deklaratën e presidentit serb, Nikoliqit se ai do të mund të negocionte me Kosovën.

“Nëse ulen të bisedojnë Tomisllav Nikoliq dhe Atifete Jahjaga e cila nuk është presidente për ne, atëherë ne de facto kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Stefanoviq.

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ka kërkuar të premtën ngritjen e nivelit të dialogut teknik midis Serbisë dhe Kosovës në nivel politik.

Nikoliq ka theksuar se nuk mund ta marrë me mend që një zyrtar apartçik të sjellë vendime për atë se si do të duket statusi i Kosovës.

Dialogu duhet të udhëhiqet nga kryeministri, pasi çështja e zgjidhjes së problemeve në Kosovë, sipas tij, nuk është teknike por politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)