10 Janar 2025

Stefanoviq: Marrëveshja nuk vlen për veriun

Beograd, 8 qershor - Serbët e Kosovës prej disa ditësh janë të obliguar që në automjetet e tyre të bartin targat e Kosovës dhe këtë vendim të MPB-së së Kosovës e mbështet edhe EULEX-i.

Mirëpo, sipas shefit të ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviq, me marrëveshjen e arritur në dialogun në Bruksel nuk parashihet që serbët në veri të Kosovës të përdorin targat e shtetit që i takojnë, pra Kosovës.

“Gjatë procesit negociator ne kemi bërë shumë qartë me dije se veriu i Kosovës, për arsye të specifikave të veta, nuk bën të bëjë pjesë në dispozitat e marrëveshjes dhe se ajo vlen vetëm për serbët në jug të lumit Ibër”, ka deklaruar për RTS, Stefanoviq.

Mirëpo, EULEX-i njoftoi se rregullat e reja për targat e automjeteve vlejnë për të gjithë pronarët e automjeteve që janë qytetarë rezidentë të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)