06 Janar 2025

Stefanoviq: Dialogu do të vazhdojë pas Vitit të Ri

Beograd, 27 dhjetor - Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka bërë të ditur se dialogu do të vazhdojë pas Vitit të Ri, po qe se \"pala tjetër ndryshon qëndrimin e saj rreth Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara\".

“Sipas të gjitha gjasave, pas Vitit të Ri do të vazhdojmë negociatat me Prishtinën. Por, për të ardhur deri te një gjë e tillë duhet të qartësohet situata rreth Rezolutës 1244”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, pala serbe kërkon përfshirjen e Rezolutës së OKB-së në përfaqësimin e Kosovës.

Duke komentuar zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, ai ka thënë se qytetarët, së shpejti, nuk do të paguajnë sigurimin e makinave në pikëkalimet me Kosovën, pasi, siç është shprehur, shoqatat e sigurimeve të të dyja palëve do të nënshkruajnë marrëveshje.

Beogradi ka vendosur tarifën prej 60 eurosh për kosovarët, të cilët duan të qarkullojnë në shtetin serb - vendim, të cilit Prishtina zyrtare i është përgjigjur me reciprocitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)