08 Janar 2025

Stefanoviç: Në veri të Kosovës po ndërhyn politika partiake

Beograd, 23 janar - Ndaj vendimit të të ashtuquajturve përfaqësues të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, për referendumin, nuk duhet të ndikojnë interesat e qendrave partiake por interesat shtetërore.

Kështu ka deklaruar për mediat serbe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinë, Borko Stefanoviç ndërsa ka shtuar se argumentet për heqje dorë nga referendumi edhe më parë u kanë ofruar serbëve të veriut të Kosovës.

Sipas Stefanoviçit, qëndrimi i serbëve të Kosovës se nuk u intereson statusi i kandidaturës së Serbisë për në BE, nëse ata duhet të pranojnë institucionet e Kosovës, në fakt nuk është argument i cili përdoret në bisedat me ta.

“Duket që dikush nga qendrat partiake, të themi nga rruga Vëllezërit Jugovic (selia e partisë së Koshtunicës) keqpërdorin dhe mendojnë se po bëjnë strategji të madhe për partinë duke thënë një argument të tillë”, ka thënë Stefanoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)