12 Janar 2025

Specialja, përgjigje amerikane ndaj mossuksesit të UNMIK dhe EULEX

Beograd, 9 gusht - Gjykata Speciale nuk është kundër Kosovës, por është përgjigjja amerikane ndaj mossuksesit të UNMIK-ut dhe EULEX-it që të krijojnë kushte në të cilat gjyqësia kosovare do të mund të merrte përgjegjësinë për procesimin e krimeve të luftës dhe vrasjeve të pasluftës, të motivuara etnikisht dhe politikisht.

Kështu thotë Natasha Kandiq, aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, për ndjekjen e krimeve të luftës dhe pajtimin mes popujve në Ballkan.

Kandiq, që është e njohur si themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ndërsa tani është edhe koordinatore e procesit të krijimit të një komisioni rajonal për përcaktimin e fakteve rreth krimeve të luftës, REKOM, në një intervistë për “Kohën Ditore“ ka analizuar arsyet pse është dashur të krijohet Gjykata Speciale për Kosovën, ndërsa ka folur edhe për procesin e ndjekjes së krimeve të luftës të kryera në Kosovë, në përgjithësi.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)