Spanjollët protestojnë kundër ndihmave financiare të BE
Madrid, 11 qershor - Dhjetëra mijëra spanjollë të irrituar u tubuan në sheshin kryesor të Madridit duke protestuar ndaj vendimit të BE për tu dhënë ndihmë financiare bankave spanjolle të rrezikuara nga falimentimi.
Protestuesit deklaruan se kjo ndihmë është një tjetër goditje e rëndë ndaj ekonomisë spanjolle, sepse kundrejt ndihmës financiare, bankat spanjolle në 3 vitet e ardhshme do të shkurtojnë mbi 40 mijë vende pune në një kohë që Spanja la nivelin më të lartë të papunësisë në BE.