Spanja po kalon një situatë tejet të vështirë
Madrid, 5 dhjetor - Spanja po kalon një situatë të vështirë, por do t\'ia dalë mbanë, u shpreh kryeministri i ri spanjoll, Mariano Rajoy, në daljen e parë publike që prej fitores në zgjedhje të grupimit të tij të djathtë politik, Partia Popullore.
\"Situata është e vështirë. Duhet të qeverisim dhe të marrim vendime\", deklaroi ai për shtypin gjatë një vizite në Galici, rajoni i tij i lindjes, në veriperëndim të Spanjës.
Kreu i PP-së, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Spanjës më 21 dhjetor, paralajmëroi se kapërcimi i krizës ekonomike \"nuk do të jetë vetëm detyrë e qeverisë, por e të gjithë spanjollëve\". Rajoi bëri thirrje për një \"politikë tjetër ekonomike dhe për kontrollin e shpenzimeve\".
Papunësia në Spanjë u rrit në tremujorin e tretë në 21,52 për qind të popullsisë aktive, më e larta e Bashkimit Evropian dhe e vendeve të OCDE-së.
Nxitja e punësimit dhe shëndoshja e financave publike janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së re konservatore të Mariano Rajoy, i cili do të fillojë detyrën më 22 dhjetor pas fitores së të djathtës në zgjedhjet parlamentare të 20 nëntorit.